Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ibishi: E rëndësishme për Kosovën trajnimi i ushtarëve në SHBA

 
   

Ish-eprori i lartë ushtarak, Ismet Ibishi është shprehur se është e rëndësishme për Kosovës që ushtria e saj po merr njohuri të gjera nga shtetet e huaja, e përkatësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Para së tjerash mund të them se jemi me fat që kemi miq dhe aleatë më besnik në të gjithë rruzullin tokësor, siç është shteti i Amerikës, i cili përpos që na ndihmoi të çlirohemi, në vazhdimësi, përherë ka qenë në përkrahje të ngritjes së forcave tona, të ushtrisë tonë. Edhe kësaj radhe, në vazhdën e marrjes së njohurive shumë të rëndësishme, që bazë është artileria, dhe marrja e njohurive për përdorimin taktik dhe luftarake të armëve të NATO-s”.

“Përcjellja e njohurive te njësive përkatëse këtu në ushtrinë e Kosovës, është diçka që me të vërtetë e rëndësishme për Kosovën, e sidomos kur asaj i paraqiten rreziqe”, tha Ibishi.

Ndër të tjera, ish-eprori u shpreh se matet rrezikshmëria e atij vendi, andaj dhe iu servohen trajnimet që i duhen.

“Çdo herë merren vlerësimet e rrezikshmërisë, dhe bëhen ngritjet e kapaciteteve, dhe armatosja e tyre në proporcion me rrezikshmërinë. Ne, në asnjë mënyrë nuk do të ndalemi nga rruga për të hyrë në NATO, e cila edhe sot bën sigurinë e Kosovës”.

“Ne, gradualisht do të jemi të trajnuar, të shkolluar, të përgatitur dhe të armatosur sipas fazave që aleati ynë më i fuqishëm i botës, NATO, e sheh të rëndësishme”, u shpreh Ibishi.