Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çështja e Urës së Ibrit temë në diskutimet me amerikanët, Hamza tregon çka i thanë

 
   

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hapjen e Urës së Ibrit, janë që çështja të zgjidhet në partneritet dhe pajtueshmëri me aleatët.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hamza deklaroi se ky qëndrim i është shprehur nga përfaqësues së lartë me të ShBA-së me të cilët ka zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë kam patur takime të nivelit të lartë, mjaft të dobishme, produktive në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin amerikan të Shtetit, ku kemi biseduar me personalitete të larta të administratës amerikane dhe një prej temave sigurisht që ka qenë edhe çështja e urës. Ëshë i qartë qëndrimi i partnerëve tanë strategjikë, që kjo çështje duhet të shkojë në partneriteti dhe në pajtueshmëri me KFORI-n, me NATO-n, me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian, jo të prodhohet në një situatë ku realisht mund të kemi tensione dhe realisht të kemi zhvillime të cilat e dëmtojnë më pas këtë çështje”, tha ai.

Kështu sipas Hamzës është e rëndësishme që për këtë çështje të ketë dakordim me partnerët dhe aleatët.

“Po sovraniteti, po tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, integriteti, karakteri unitar i shtetit, rendi dhe ligji, mirëpo për çështje të caktuara duke ditur që për sigurinë në Kosovë garanton edhe NATO përmes trupave që i ka të KFOR-it, ne duhet të dakordohemi edhe me partnerët tanë strategjikë, do të thotë, nuk ka dilema rreth sovranitetit, tërësisë territoriale dhe zbatimit të ligjit, por në tema të caktuara duhet të kemi partneritet dhe bashkërendim”, tha tutje ai.