Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Çfarë kanë të përbashkët avokado dhe banania

Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por është e nevojshme të informoheni rreth tij.

Ky mineral është i domosdoshëm për muskujt, nervat, dhe mbi të gjitha zemrën.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Kaliumi klasifikohet në kategorinë e elektroliteve dhe është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e enëve të gjakut dhe qarkullimin normal të tij.

Nëse enët e gjakut janë fleksibël dhe jo të bllokuara nga kolesteroli i lartë, zemra do të kryejë funksionet e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vlerat e tjera të kaliumit

Ky mineral është i nevojshëm për metabolizmin, kundër dhimbjeve muskulare, për shëndetin e kockave, sistemin nervor, tretjen dhe për shëndetin e veshkave.

Avokado dhe banane, dy ushqime të pasura me kalium

Avokado është shumë i pasur me kalium.

Një racion me avokado ofron 729 miligramë kalium ose mbi 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të tij që është 4700 miligramë.

Përveç kaliumit, avokado është shumë i pasur me yndyrna të pangopura të cilat ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Ato kanë gjithashtu vitamina dhe minerale të rëndësishme që fuqizojnë funksionin e qelizave.

Bananja nga ana tjetër ofron 487 miligramë kalium ose rreth 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Veç tij, bananja përmban edhe vitaminë C dhe plotëson 38 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës B6.

Pavarësisht larmisë së ushqyesve, të dy produktet duhen ngrënë rregullisht por pa e tepruar.

Ushqimet e tjera të pasura me kalium

Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.

Fasulet e bardha — 1 filxhan me fasule të gatuara 1,004 miligramë

Brokoli — 1 filxhan me brokoli të gatuar: 458 miligramë

Patatja e ëmbël — 1 kokërr mesatare: 438 miligramë

Salmoni — 85 gramë: 416 miligramë

Bizelet — 1 filxhan me bizele të gatuara: 384 miligramë

Sardelet — 3.75 gramë: 365 miligramë

Qitro — 1 frut: 354 miligramë

Qumësht i paskremuar — 1 filxhan: 260 miligramë

Mishi i viçit — 85 gramë: 237 miligramë/