Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Franca dënon “me termat me të ashpër” sulmin izraelit në një shkollë në Gaza

Franca ka dënuar sulmin izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës.

Në një reagim të nga Ministria e Jashtme thuhet respektimi i ligjit ndërkombëtarë humanitar është i obligueshëm nga Izrael.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Poashtu është bërë thirrje për lirim e pengjeve dhe për një armëpushim të mënjehrshëm.

“Franca dënon me termat më të ashpër sulmin izraelit që synoi shkollën Tabeen në qytetin e Gazës më 9 gusht. Prej disa javësh, ndërtesat e shkollave janë shënjestruar vazhdimisht, me një numër të patolerueshëm viktimash civile. Franca kujton se respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar është i detyrueshëm për Izraelin. Franca përsërit thirrjen e saj për lirimin e pakushtëzuar ose të vonuar të të gjithë pengjeve dhe për një armëpushim të menjëhershëm përballë emergjencës humanitare në Gaza”, thuhet në reagim.

Një sulm ajror izraelit ka goditur një shkollë të kthyer në qendër strehimi në qytetin e Gazës, në orët e hershme të së shtunës, duke vrarë më shumë se 60 persona, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.