Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi.
Zllatko Kokanoviq prej Asociacionit “Nuk e japim Jadarin”, u ka bërë thirrje protestuesve të nisen drejt urës Gazella në Beograd, njëherësh ura më e madhe mbi lumin Sava në kryeqytetin serb, dhe më pas t’i bllokojnë dy stacione hekurudhore.
Ai ka thënë se pas arritjes në urë, protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do t’i bllokojnë stacionet Prokop dhe Novi Beograd [Beogradi i ri
“Nuk ka kthim mbrapa, ne po e mbrojmë Serbinë”, ka thënë Kokanoviq, dhe i ka bërë thirrje turmës që protesta të jetë paqësore.
“Nuk do të ketë minierë” – është mesazhi që po çojnë përpara protestuesit.
Ata janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë, shkruan Rel
“Duket se jemi kemi rënë viktimë e një kolonie të ardhshme minerare. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Prandaj jemi këtu për të ngritur zërin, për t’u mos pajtuar, dhe për të mbrojtur mbijetesën e shtetit tonë”, ka thënë aktorja dhe aktivistja për mbrojtje të ambientit, Svetllana Bojkoviq, para protestuesve.
Profesoresha Dragana Gjorgjeviq, e Fakultetit të Kimisë, ka thënë se dëmi prej minierës është i pariparueshëm.
“Plehrat e mbetura të së kaluarës kanë qenë helmuese për shekuj, nëse jo mijëvjeçarë. Ne veçse kemi vende të tilla në Serbi. Mirëpo ajo minierë nuk ka qenë aq intensive, sa kjo që po planifikohet sot”, ka thënë ajo.