Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ende nuk dihet se si do bëhet furnizimi me tekste shkollore

 
   

Kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e vitit të ri shkollor.

Por ende nuk dihet se si do të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore.

Kjo pasi Ministria e Arsimit ende nuk ka dalë me një njoftim se a do të subvenciohen prindërit apo do të dërgojnë librat në shkolla.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se ka gjasa që të rikthehet dërgimi i librave në institucione arsimore.

“Nga sa kam kuptuar Ministria ka kërkuar nga drejtorit Komunale të Arsimit, e ato nga shkollat, që të bëjnë përzgjedhjet, shkollat i kanë dërguar listat në drejtori, po besoj drejtoritë i kanë përcjellë në Ministri, kjo po më lë të kuptoj, po besoj që plani është që furnizimi me tekste të bëhet sikurse në vitet e kaluar, tekstet të dërgohen drejt në shkolla”, ka thënë Pupovci.

Sipas tij, kjo është mënyra më e duhur e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë.

“Në Kosovë ka ekzistuar një traditë e blerjes së librave nga vetë familjet, duke marrë parasysh që Qeveria ka gatishmëri për t’i subvencionuar, mendoj që zgjidhja e subvencionimi si zgjidhje e fundit është optimale, mirëpo si zgjidhje të parë e shoh dërgimin e librave në shkollë si ka ndodhur  në vitet e kaluara”, ka thënë ai.

Nga Instituti Pedagogjik nuk kanë informata ende, por thonë se praktika e vitit të kaluar kishte lënë disa nxënës pa tekste.

“E di që javën e kaluar është formuar një grup për çështjen e çmimit, me përcaktu çmimet e teksteve.  Forma e shpërndarjes nuk është përcaktuar a do të vazhdojmë më praktiken e kaluar apo ndonjë formë tjetër, por megjithatë vitin e kaluar disa nxënës kanë mbetur pa tekste, e faji ka mbetur i pagjurmuar”, thotë Ismet Potera.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit por nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë temë.