Analisti dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se hapja e urës jo domosdoshmërit mund të krijojë incidente.
Ai duke folur për reagimin e ambasadorit amerikan, i cili tha se hapja e saj mund të rrezikojë ushtarët e KFOR-it përfshirë edhe ata amerikan, ka vlerësuar se nuk është aq serioze.
Spahiu ka thënë se Hovenier mund t’i ketë arsyet e veta, por ka thënë se ura do të duhej të hapej më herët dhe nëse vonohet qëndrimet e ndërkombëtarëve do të jenë edhe më të forta.
“Nëse vonohet edhe më shumë hapja e urës kemi pas qëndrime edhe më të forta të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Sipas Spahiut, ndërkombëtarët po shqetësohet që ura po përdoret për efekt elektoral si dhe ka një shqetësim që shqiptarët mund të festojnë me flamuj aty nëse hapet ura, e që sipas tij, autoritet do duhej të ndalonin tubimet publike aty dhe lëvizjet e panevojshme.
“Komunitetit ndërkombëtar po i pengon që ura po përdoret për fushatë. Ka një shqetësim ku serbët po ankohen e shqiptarët po ju jepin arsye, që në rast që hapet ura për qarkullim kanë me dalë me festu me flamuj. Deri tash asnjë autoritet publik nuk ka dal me thënë që ura do të hapet, por nuk do të lejohet manifestime mbi urë, nuk do të kalojnë njerëz të cilët nuk kanë një arsye për me kalu urën etj, të paktën këto tri javë të para për mos më pas provokime që mund të nxisin nga shërbimet sekrete serbe”, ka thënë Spahiu.