Opinionisti Lirim Gashi ka komentuar këshilltaren e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj- Bujupin.
Donika Kadaj- Bujupi e cila kishte qenë edhe deputete fillimisht në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pastaj në Lëvizjen Vetëvendosje, pastaj rikthim përsëri në AAK, tani këshilltare e presidentes, sipas Gashit, ajo është emëruar papritur në kohë të trazuara.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka rikujtuar kohën kur ishte ndarë Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se ka qenë e vetmja Donika Kadaj- Bujupi pritja që do ta tradhtonte Albin Kurtin.
Tutje, opinionisti ka bërë pyetje se çfarë mund ta mësojë Donika Kadaj Bujupi, presidenten Vjosa Osmani, që sipas tij kjo e fundit është një politikane kalkuluese dhe e orientuar drejt karrierës.
Gashi ka këshilluar edhe kryeministrin Kurti, ku sipas tij, duhet ta përmirësojë instiktin për përzgjedhjen e konsulentëve dhe bashkëpunëtorëve.
“Nga ana tjetër, do të shkoj një hap më tej dhe do t’ju them se politika e brendshme shndërrohet në politikë të jashtme ose nga amatorët e vërtetë ose nga armiqtë më të mëdhenj të një shteti.
Sepse zjarrin më të rrezikshëm në politikën e brendshme nuk e shuan populizmi, por e zgjeron.
Dhe në kohë të çmendura dhe të rrezikshme si këto, zjarrin që e bartni nga brenda jashtë nuk do ta shuajnë asnjëherë zjarrfikësit e SHBA-së dhe Europës në kurriz të kalkulimeve të tyre taktike e strategjike, por në kurriz të popullit dhe shtetit tuaj.
Nuk kam dyshuar asnjëherë në patriotizmin e Albin Kurtit dhe nuk dyshoj as tani.
Por unë do ta këshilloja nga zemra që ta përmirësojë instinktin për përzgjedhjen e konsulentëve dhe bashkëpunëtorëve, sepse kjo ka qenë gjithmonë dobësia e tij më e madhe”, ka shkruar pos tjerash opinionisti.
Shkrimi i plotë:
Çfarë mund të mësojë Vjosa Osmani nga Donika Kadaj Bujupi ?
Autor: Lirim Gashi
Asgjë nuk ju sjell më shumë miq të rremë sesa fama, dhe asgjë nuk ju sjell famë më të shpejtë, më intensive dhe më të shkurtër se sa populizmi.
Megjithatë, populizmi i tepruar në politikë mund t’ia thyejë shpejt qafën dikujt që është i llastuar nga përqafimi i miqve të rremë.
Veç kësaj, sasia e madhe e admirimit të rremë që merr prej tyre mund t’ia eksitojë dhe ngatërrojë shpejt trurin.
Do t’ua përshkruaj edhe më qartë:
Asgjë nuk e nxjerr trurin tuaj jashtë ekuilibrit emocional më shumë sesa admirimi i tepërt që merrni nga miqtë e rremë.
Sepse famën tuaj të madhe ata do ta kthejnë në një shkallë me ndihmën e së cilës do të ngjiten në postet më të rëndësishme politike.
Por sapo ta shohin se ylli i famës suaj po shuhet, ata do t’jua kthejnë shpinën.
Po jua paraqes një shembull domethënës se si miqtë më të besueshëm dhe më të rëndësishëm të partisë ia kthejnë shpinën liderit të tyre.
Pas protestës me gaz lotsjellës kundër “Zajednicës” në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurtit iu desh ta vuante një dënim me burg.
Por rivalët e tij politikë e përdorën pikërisht këtë kohë për t’i korruptuar miqtë e tij më të afërt dhe më të besueshëm në subjektin e tij politik, të cilët morën prej tyre miliona euro për ta rrëmbyer ose shkatërruar partinë e tij.
Ata u mblodhën rreth një grupi që unë në atë kohë e quajta “grupi i mutit” dhe ndërtuan një pishinë që e mbushën me lëng muti.
Mirëpo pikërisht në atë lëng muti ata u mbytën politikisht.
Në atë kohë isha në kontakt të drejtpërdrejtë me pothuajse të gjithë miqtë e tij më të rëndësishëm dhe më të besueshëm të subjektit të tij politik.
Dhe më besoni, shumicës prej tyre ua shpëtova karrierat politike duke iu thënë se do të vdisnin politikisht nëse do t’ia kthenin shpinën Albin Kurtit, ndërsa ai vuante dënimin me burg për një kauzë të përbashkët me ta.
Sepse 97% e tyre kishin një kalkulator në dorë dhe deri në momentin e fundit llogarisnin nëse ia vlente t’i qëndronin besnik Albinit apo jo.
Natyrisht, e vetmja nga e cila prisja ta tradhtonte natyrshëm Albin Kurtin ishte Donika Kadaj Bujupi, të cilën presidentja jonë shumë e mirëinformuar Vjosa Osmani e emëroi papritur këshilltare në këto kohë të trazuara.
Pyes veten dhe ju të dashur lexues:
Çfarë mund të mësojë një politikane kalkuluese dhe e orientuar drejt karrierës si Vjosa Osmani nga Donika Kadaj Bujupi, e cila ndërronte partitë më shpesh se të brendshmet ?
Vjosa Osmani mund të mësojë nga Donika Kadaj Bujupi vetëm se si të pijë me Albulenën kafe, më Memlin çaj, me Lumirin uiski dhe me Ramushin jupi.
Nga ana tjetër, do të shkoj një hap më tej dhe do t’ju them se politika e brendshme shndërrohet në politikë të jashtme ose nga amatorët e vërtetë ose nga armiqtë më të mëdhenj të një shteti.
Sepse zjarrin më të rrezikshëm në politikën e brendshme nuk e shuan populizmi, por e zgjeron.
Dhe në kohë të çmendura dhe të rrezikshme si këto, zjarrin që e bartni nga brenda jashtë nuk do ta shuajnë asnjëherë zjarrfikësit e SHBA-së dhe Europës në kurriz të kalkulimeve të tyre taktike e strategjike, por në kurriz të popullit dhe shtetit tuaj.
Nuk kam dyshuar asnjëherë në patriotizmin e Albin Kurtit dhe nuk dyshoj as tani.
Por unë do ta këshilloja nga zemra që ta përmirësojë instinktin për përzgjedhjen e konsulentëve dhe bashkëpunëtorëve, sepse kjo ka qenë gjithmonë dobësia e tij më e madhe.
Unë, që kam më shumë njohuri politike, artistike, letrare, filozofike dhe shumëgjuhëshe se të gjithë bashkëpunëtorët dhe këshilltarët më të afërt dhe më konfidencialë të Albin Kurtit, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme nuk kam dashur kurrë të bëhem i famshëm politikisht nga frika se mos do të bëj mijëra miq të rremë.
Megjithatë, individi që dëshiron të arrijë diçka të mirë për kombin dhe shtetin, duhet ta marrë parasysh këtë disavantazh dhe ta pranojë e ta durojë.
Por ai nuk duhet t’i lejojë ata që t’ia ngatërrojnë synimet dhe verbojnë shqisat.