Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Arbër Xhaferin në 12-vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi ka thënë se Xhaferi gjatë tërë jetës së tij është angazhuar për çështjen kombëtare dhe kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë.
ADVERTISEMENT
Derisa, ai tha se do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.
“Sot, në 12 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë kujtimin për politikanin dhe intelektualin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi.
Tërë jetën e tij, Arbën Xhaferi u angazhua për çështjen kombëtare dhe kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë. Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.
Mirënjohje e përjetshme për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.