Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarret në Prevallë, Reuters shkruan për qytetarin që u ndihmoi zjarrfikësve me motocikletën e tij

 
   

Derisa zjarrfikësit në Kosovën jugore luteshin për shi në betejën e tyre kundër zjarreve në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një i ri me motoçikletë iu afrua atyre dhe u tha: “Unë jam këtu për të ndihmuar”.

Allmedin Smaili, 26 vjeç, një dentist nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon zjarrfikësit për të ndalur një zjarr në park ku ai dhe miqtë e tij zakonisht shkojnë me motoçikletat e tyre për të shijuar emocionet në terrenin e ashpër.

Dy burra në bazën e zjarrfikësve mbushin thasë me ujë të shpinës prej 25 litrash secili dhe Smaili i transporton te zjarrfikësit e tjerë për t’i përdorur për të shuar flakët ndërsa digjen zona të mëdha me pisha, shkruan Reuters.

Shumicën e kohës ai mban dy çanta shpine me ujë gjithsej 50 litra, ushqime dhe shishe me ujë të pijshëm.