Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-ministri i MPB-së në RMV: Serbia po abuzon me Blerim Ramadanin në Interpol, të reagojnë institucionet e Kosovës

 
   

Agim Nuhiu, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, ka folur për rastin e arratisjes së veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Ai i ka parë me shqetësim ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni të Veriut, e që afektimi kryesor sipas tij po janë qytetarët shqiptarë.

“Blerim Ramadani nuk është rasti i parë i Serbisë që ka abuzuar në Interpol, ajo po përpiqet të hakmerret, nuk është as e parja e as e fundit. Gjyqësori në Maqedoni të Veriut kanë bërë aktin johuman me shqiptimin e masës së paraburgimit e arrestit shtëpiak ndaj Blerim Ramadanit, të gjithë e dijnë se Serbia po qëron hesapet me ushtarët e luftës heroike të UÇK-së. E dhimbshme është se mungon një reagim institucional i fortë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut e asaj të Kosovës”, ka thënë ai.

Nuhiu ka kërkuar nga institucionet në Maqedoni të Veriut e Kosovë që të reagojnë më me zë.

“Të gjithë veteranët mund të ndalohen nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, sepse po mungojnë zërat e fuqishëm. Ata duhet të kërkojnë që të gjitha urdhërarrestet e Serbisë, të kenë një filtër në Interpol. Ne nuk i kemi dëgjuar akoma që dikush të del të thotë se këto fletarreste janë me qëllime të hakmarrjes për ushtarët e UÇK-së”, ka përfunduar ish-ministri i MPB-së.