Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raci publikon dokumentin, ‘godet’ BE-në për çështjen e urës së Ibrit!

 
   

Analisti politik Gazmir Raci, ka kritikuar Bashkimin Evropian për qëndrim tjetër për çështjen e urës së Ibrit.

Raci përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe një dokument të BE-së për çështjen e urës.

“BE sot ka qëndrim tjetër për çështjen e Urës së Ibrit për dallim nga ai që kishte para disa vitesh. Pike. Kjo dëshmohet nga vet raportet e saja ndërvite”, shkruan Raci.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Por, njohësit e procesit të dialogut shprehen kundër trajtimit të kësaj çështjeje, pasi për të veçse ka marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës, ndërkaq, ka thënë se i ka plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket hapjes së urës, por ka shtuar se po i vazhdon konsultimet dhe koordinimin me ta.

Që nga arritja e marrëveshjes më 2014, BE-ja vazhdimisht kishte kërkuar që ura të hapej pa vonesa dhe pa pengesa të tjera.

Vetëm në raportin e vitit 2023 të Komisionit Evropian për Kosovën, për çështjen e urës ishte shtuar fjalia se “për çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të ketë pajtim dhe koordinim në dialog”.