Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti e Haxhiu do ta prejnë shiritin

 
   

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të prejnë sot shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë, raporton Express.

Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë , në ora 10:00.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu.

Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në ora 10:00”, thuhet në njoftim.