Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lutfi Haziri: Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës

 
   

Më 9 shkurt 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë s enumërimi mbrapshtë i kësaj qeverie ka filluar tashmë.

Sot Dega e LDK-së në Gjilan, pas dekretimit të zgjedhjeve, u takua dhe riaktivizoi mekanizmat partiakë, Kryesitë e forumeve, Nëndegët, komisonet profesionale, komisonerët e vëzhguesit për agjendën e re të punës”.

Sipas tij, rikthimi i madh i LDK-së do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës.

Postimi i plotë:

Fillon numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt

Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me populizëm par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes.

E, çka bënë?!

Degraduan çdo pore të jetës, dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime.

Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut.

Nuk duhet ta harrojmë assesi edhe mashtrimin e tij më të madh se ‘nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë’, ndërkohë që buzëqeshi disa herë në takimet me Vuçiqin, prej të cilave u prodhua një autonomi për serbët dhe Kosovën e futi në marrëveshje ligjërisht obligative.

Ajo që është më e tmerrshmja, Kosovës dhe komunave ku udhëheqin, i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, dhe shkaktuan dëshpërim në emër të shpresës që e mbollën tek qytetarët.

Anamoravën e përjashtuat nga çdo kujdes dhe ia ndaluat projektet ktyesore që me mund të madh ia kishim siguruar.

Deri më 9 shkurt për nivel qendror dhe deri në tetor të vitit 2025 do t’u numërohen ditët prapa, por edhe dështimet një nga një

Sot Dega e LDK-së në Gjilan, pas dekretimit të zgjedhjeve, u takua dhe riaktivizoi mekanizmat partiakë, Kryesitë e forumeve, Nëndegët, komisonet profesionale, komisonerët e vëzhguesit për agjendën e re të punës.

Në fokus nga ne do të jetë qyetari i komunës sonë dhe i Anamoravës.

Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës.

LDK ka nominuar katër nga gjashtë autoritetet politike për zgjedhjet parlamentare. Shumë shpejt do të përmbyllet procesi dhe deputetët e LDK-së do të jenë ushtarët e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit.