Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend.
Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipet në terren, raporton euronews.al.
Aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.