Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkatërrim të institucioneve të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se java e fundit e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka përmendur edhe rastin me RTK-në.
“Katastrofa e kësaj qeverisje – shkatërrimi i institucioneve publike e private! Java e fundit ka vërtetuar se çdo institucion dhe projekt që ka prekur kjo Qeveri në këtë mandat është shkatërruar. Shihni çfarë ka ndodhur me televizionin tonë publik, me ekonominë, me mirëqenien qytetare, me tekstet shkollore, e me rrugët e Kosovës. Në katër vjet, çdo projekt, çdo institucion i prekur nga kjo Qeveri, është shkatërruar e dëmtuar rëndë dhe është kthyer mbrapa. Në fund, nuk kanë më asgjë të thonë, përveçse të flasin pa kuptim”, ka shkruar Tahiri.