Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vriten dy persona në Velipojë

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të hëne (19 gusht) në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00, ku dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., kanë qëlluar me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Këta të fundit morën plagë të rënda dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por nuk mundën të mbijetonin.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Policia njofton po ashtu se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. /rtsh.al/

Tags: