Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të martë dy persona në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Velipojë, ku u vranë shtetasit Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Marjo Pali, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit të rëndë, vëllezërit Eduard dhe Gezim Frroku.
Policia arrestoi edhe shtetasin arrestoi edhe Zyber Zagrad, i cili mbeti edhe i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Këta 2 shtetas, punonjës në një lokali në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet autorëve dhe viktimave.
Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë, me të cilët kishin patur një konflikt rreth dy muaj më parë.
Shkak është bërë një debat që kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokalit dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin.
Ishmi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ngjarjen e ndodhur në muajin qershor, pasi kishte kanosur me armë kuzhunierin e lokalit të vëllezërve Frroku.
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në Velipojë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit A. H. dhe E. I., ju informojmë se:
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera menjëherë pas ngjarjes:
-Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaloi shtetasin M. P., 29 vjeç, banues në Shkodër;
-në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Lezhës, u ndalua shtetasi Z. Z., 26 vjeç, banues në Dibër.
Shtetasi Z. Z., rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të strukturave në varësi të saj, të mbështetura nga grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve E. F. dhe G. F..
Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po kryhen hetime dhe po fiksohet çdo provë që do të mundësojë dokumentimin ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe individualizimin e përgjegjësisë penale së 2 shtetasve të ndaluar./euronews.al