Ish i burgosuri politik, Besim Baraliu, ka ndarë përvojat e tij të dhimbshme nga koha e regjimit jugosllav.
Në këtë intervistë, Baraliu ka përmendur emrat e shqiptarëve që ishin pjesë e UDB-së famëkeqe dhe që e arrestuan dhe torturuan atë.
Pjesëtarët e UDB-së që Baraliu i përmend janë Sahit Zogaj, Avni Sadriu, Rifat Berisha, Zenel Celina, Vesel Krasniqi, Ilaz (mbiemri i të cilit nuk i kujtohej) dhe Bajram Munishi.
Këta individë, sipas Baraliut, ishin përgjegjës për dhunën fizike dhe psikologjike që ai përjetoi gjatë burgosjes së tij.
Ndër të tjera, ai në këtë intervistë ka treguar se si si ra në një kurth të organizuar nga një shqiptar i quajtur Sahit Zogaj. E më pas, Baraliu ka treguar se si u torturua pas arrestimit.
“Ma dërguan thirrjen për ushtri në 1985, krejt shokët erdhën, ende tallen na ke borxh paret që kanë pru për ushtri si dhurata. Unë shkova në Suharekë, kisha me i marrë biletat për tren. Kur shkova aty një i sigurimit një Sahit Zogaj, i UDB-ës, kishte nam të keq. Edhe një Ilaz s’më kujtohet mbiemri i tij. Na thanë hajde se ka votime dhe ju si rekrut të rinj jepne votën në një sallë të madhe të policisë e hangra foren. Thirrën me emra, kur erdh emri im, erdhën ata dy më thanë hajde me ne. Më burgosën në Suharekë në Stacion të Policisë. Pastaj më dërguan në Prishtinë, e në Prishtinë tjetër muhabet ishte”, tha ai.
“Në Prishtinë u mora në pyetje nga Avni Sadriu dhe Rifat Berisha. Të dy UDB-ash… Ka pasur aty që me gjithë zemër të godisnin me i hy në qef shefave… Avni Sadriu dhe Rifat Berisha, Avniun e kam pas më shumë. Ka pasur edhe tjerë me i ndihmu… Këta torturojshin bashkë si përqefi”, ka shtuar Baraliu.