Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani nesër nënshkruan me USAID marrëveshje për një grant 34.5 milionë dollarësh

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nënshkruajë nesër një marrëveshje me USAID për një grant 34 milionë e 500 mijë euro.

Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës, të martën.

“Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh”.

“Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.