Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sopjani: Hapja urës së Ibrit e cenon situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

 
   

Ish-inspektori në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, Shkëlzen Sopjani, ka thënë që hapja e Urës së Ibrit e cenon situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Mos të harrojmë, të themi te vizita, një nivel kaq i lartë me ba një vizitë, e vizitën e cila po bëhet edhe publike, kur drejtori i agjencisë ma të madhe në botë të inteligjencës vjen e ban publike vizitën edhe pak a shumë rrjedhin edhe temat se çka janë diskutu në këtë vizitë, nënkupton që situata është shumë serioze sepse niveli e përcakton edhe seriozitetin e situatës, edhe kompleksitetin e situatës së sigurisë në rajon”, ka thënë Sopjani në Info Magazine.

“Në këtë pjesë jemi edhe na. Edhe sigurisht që insistimi i hapjes së Urës së Ibrit  pa koordinim e cenon drejtpërdrejt situatën e sigurisë jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon sepse, mos të harrojmë, jemi në një situatë interesante gjeopolitike sepse e kemi një luftë që po zhvillohet në Ukrainë. Tash po bohen veç tre vjet që është zhvillim e sipër ajo luftë, e kemi një Rusi që me çdo kusht po do m e përhapë konfliktin edhe në pjesë të tjera me arsye të vetme shpërqendrimi ne vëmendjes së partnerëve tanë, pra të NATO-s nga lufta në Ukrainë”.

“E kemi një situatë me potencial të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme ku një formë apo tjetër edhe atje është kah bëhet një luftë, mirëpo potenciali për përshkallëzim është goxha i madh”.