Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se urat janë për të qenë të hapura, mirëpo ka raste kur ato edhe janë të mbyllura.
Madje ai mori shembull sheshin e Prishtinës, ku dikur ishte rrugë për automjete, duke thënë se tash në atë pjesë nuk lejohet kalimi me automjete, por vetëm për këmbësorë.
Në Rubikon ai tha se në Urën e Ibrit ka një arsye të sigurisë që KFOR-i nuk e lejon hapjen e saj për automjete.
“Ka një vendim për shkaqe të sigurisë dhe KFOR-i i di. Ato informata ata nuk mund t’i ndajnë me ne. Dmth, nuk besoj që jemi kaq naiv sa të mendojmë ndryshe. Në fakt, do të isha shumë i shqetësuar nëse një njeri në Kosovë do të ishte kaq naiv. Është naive të mendosh se KFOR-i nuk ka arsye të sigurisë, se KFOR-i është duke punuar për Serbinë”, deklaroi Paçarizi.
Ndër të tjera, ai tha se çështja e urës është një kauzë që i është dashur kryeministrit Albin Kurti para zgjedhjeve.
Paçarizi thotë se Kurti e ka ditur se nuk mund të hapet ura.