Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biznesmeni nga Prizreni me të kaluar kriminale arrestohet për dhunimin e një vajze

 
   

Biznesmeni nga Prizreni, Granit Paqarizi, i njohur për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale, ka përfunduar prapa grilave.

38-vjeçari këtë herë dyshohet për një vepër të rëndë, që dyshohet se e ka kryer para dy ditësh në një nga motelet në vend.

Gazeta ka mësuar detaje ekskluzive të rastit dhe iu sjellë në vazhdim krejt çka ka ndodhur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër për ndalim policor ndaj Paqarizit dhe ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet.

Çka ndodhi dhe për çka po dyshohet biznesmeni prizrenas?

Një denoncim i bërë nga një 21-vjeçare para disa ditësh, e cila kërkoi ndihmën e Policisë nën pretendimet se është viktimë e dhunës seksuale, aktivizoi Policinë e Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht se Granit Paqarizi ishte personi që u raportua si i dyshuar për këtë rast të dhunimit.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në motelin “Diamonds” në Fushë Kosovë dhe më tronditëse është se Paqarizi dyshohet se pa pëlqimin e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi fillimisht e joshi duke i thënë se gjithçka ishte masazh.

Sinjali mëson se nuk dihet se si biznesmeni ka përfunduar në motel me vajzën, e cila është një mërgimtare – por ajo që dihet është se dyshohet se e keqtrajtoi seksualisht dhe më pas u largua.

Raportimi i viktimës vuri në lëvizje njësitet përkatëse dhe si rezultat vajza u dërgua për ekzaminimet e nevojshme mjekësore, ndërsa Hetimet Rajonale arritën ta identifikojnë personin e dyshuar.

Policia i shkoi gjatë ditës së djeshme biznesmenin edhe në shtëpinë e tij në Prizren, por nuk u gjet atje, teksa kërkimet për ta kapur vazhduan.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se tek sot është siguruar prezenca e tij dhe i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Granit Paqarizi është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kush është Granit Paqarizi dhe cilat janë rastet që është përfshirë ndër vite? Në linqet e mëposhtme gjeni të gjitha detajet.