Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sindikata e Minatorëve të Trepçës tregon arsyet për largimin nga puna e disa prej tyre

 
   

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka reaguar pas largimit nga puna të disa prej minatorëve të Trepçës.

Kjo sindikatë ka thënë se shumica e minatorëve të apostrofuar janë minatorë që kohë më parë veç se e kanë dhënë dorëheqjen e tyre nga puna në ndërmarrjen e Trepça Sh.A, e një pjesë tjetër për shkak të procedurave penale që janë iniciuar kundrejt tyre.

“Ju sigurojmë se ndërprerja e marrëdhënies së punës për këta persona nuk ka të bëjë fare me reagimin- shprehjen e pakënaqësive të shprehur përmes protestës apo ndonjë hakmarrje në drejtim me pakënaqësitë tona. Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punësimit të tyre diku tjetër, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për personat që janë në ndjekje penale”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se vazhdimisht përcjellë secilin hap të ndërmarrë nga institucioni në raport me secilin minatorë dhe të drejtat e tyre.

“Sindikata gjatë angazhimit të saj pa kurrfarë kompromisi afirmon dhe mbron të drejtat e ligjshme të secilit minatorë dhe do ti përdor çdo herë e në çdo kohë të gjithë mekanizmat ligjor për mbrojtjen e tyre. Pra Sindikata ka qëndruar dhe qëndron parimore dhe e arsyeshme duke e kuptuar rolin dhe rëndësin që ka menaxhmenti në ndërmarrje, duke e bërë të qartë se për procedurat dhe hapat ligjor që ajo ndërmerr ne do ti respektojmë çdo herë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.