Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci dhe Jashari presin në takim lamtumirës Gecin, e nderojnë për “Shërbim të Shquar”

 
   

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të shefit të sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, Sejdi Gecit, në pritjen e organizuar, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të ministrisë i ndanë medaljen për “Shërbim të Shquar”.

Kështu u bë e ditur në postimin nga ana e ministrisë së Mbrojtjes, përcjell Klankosova.tv.

“Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë,

Maqedonci shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.