Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rodney Dixon emërohet kryeavokat i ri i Kadri Veselit

 
   

Gjykata Speciale ka njoftuar se administrata e ka Rodney Dixonin si kryembrojtës të ri të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas Speciales, ky emërim u bë në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Emërimi i Dixonit në krye të ekipit mbrojtës të Veselit u bë pas dorëheqjes së djeshme të Ben Emmersonit nga kjo pozitë.

Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për shkak të “prishjes së parevokueshme të raportit avokat-klient”.