Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Harris zyrtarisht nominohet kandidate për presidente

Përpara një turme entuziaste Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë një shans për një “rrugë të re përpara”.

Në ditën e katërt dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar Demokrat zonja Harris pranoi zyrtarisht emërimin e partisë si kandidate për presidente.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Në këto zgjedhje, kombi ynë ka një mundësi të çmuar, për të tejkaluar hidhërimin, cinizmin dhe betejat përçarëse të së kaluarës. Një shans për të përcaktuar një rrugë të re përpara, jo si anëtarë të një partie apo fraksioni, por si amerikanë”, tha zonja Harris gjatë fjalimit të saj.

Harris u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranoi emërimin për presidente, nga një parti e madhe dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalimit të saj Harris premtoi të jetë një kandidate për të gjithë amerikanët pa dallim.

“Do të jem një presidente që na bashkon të gjithëve rreth aspiratave tona më të mëdha. Një presidente që udhëheq e dëgjon, që është realiste, praktike. Që vepron në mënyrë të arsyeshme dhe gjithmonë lufton për popullin amerikan. Nga gjykata në Shtëpinë e Bardhë, kjo ka qenë puna e jetës sime”, tha ajo.

Një pjesë të mirë të fjalimit të saj zonja Harris ia kushtoi prejardhjes dhe familjes së saj, me një nënë që bëri shumë për të rritur, atë dhe motrën e saj.

“Nëna ime ishte 19 vjeçe kur përshkoi botën e vetme, duke udhëtuar nga India në Kaliforni me një ëndërr të palëkundur, për të qenë shkencëtarja që do të kuronte kancerin e gjirit”, tha zonja Harris, shkruan, Zëri i Amerikës

“Ne e dimë se një klasë e mesme e fortë ka qenë gjithmonë jetike për suksesin e Amerikës. Dhe ndërtimi i kësaj klase të mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime. Kjo është diçka personale për mua, pasi unë vij nga klasa e mesme”, tha ajo.

Nënpresidentja Kamala Harris tha në fjalimin e saj në Konventën Kombëtare se nëse bëhet presidente do të qëndrojë krah aleatëve të NATO-s dhe me Ukrainën.

“Trumpi, nga ana tjetër, kërcënoi se do ta braktisë NATO-n. Ai inkurajoi Putinin të sulmonte aleatët tanë. Tha se Rusia, dhe po e citoj: mund të bëjë çfarë të dojë. Pesë ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë u takova me Presidentin Zelensky për ta paralajmëruar për planin rus për të sulmuar. Ndihmova në mobilizimin e një reagimi global të mbi 50 vende për t’u mbrojtur kundër agresionit të Putinit. Dhe si presidente, do të qëndroj e fortë me Ukrainën dhe aleatët tanë të NATO-s”, tha kandidatja demokrate për presidente.

Lidhur me luftën në Gazë, zonja Harris tha se ajo dhe Presidenti Biden po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje për pengjet dhe armëpushim në këtë rajon, gjë për të cilën siç shtoi ajo, koha është tani.

“Më lejoni të jem e qartë, unë gjithmonë do të mbroj të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Do të sigurohem gjithmonë që Izraeli të ketë aftësinë për të mbrojtur veten, sepse populli i Izraelit nuk duhet të përballet më kurrë me tmerrin që një organizatë terroriste e quajtur Hamas shkaktoi më 7 tetor, përfshirë dhunën seksuale të papërshkrueshme dhe masakrimin e të rinjve në një festival muzikor”.

Tags: