Shefi i CIA-s, William Burns pas pak pritet të nisë takim në qeveri me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas gazetarit Besnik Tahiri, i cili aktualisht është në terren, Kurti është parë në orët e para të mëngjesit duke hyrë në godinën e qeverisë.
Burns të enjten ishte për vizitë në Kosovë, pas asaj që kishte në Bosnje dhe Serbi.
Lidhur me vizitën e Burns në Prishtinë nuk kishte asnjë njoftim zyrtar.
Fillimisht u raportua se të enjten në orët e pasdites se një aeroplan i ushtrisë amerikane, me të cilin besohej se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.