Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Drejtorin e CIA-s, William Burns.
Në komunikatën e Qeverisë, thuhet se kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.
E ne ëlidhje me këtë vizitë reagimet kanë qenë të mëdha.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një postim në Facebook u shpreh se kjo vizitë tregon garancinë që SHBA ka për institucionet lokale të sigurisë, përcjell “Bota sot”.
“Kosova dhe intelegjenca e sajë, duhet të shfrytzoj këtë ripozicionim të SHBA-ve në garantimin e rendit ligjit dhe demokracisë në rajon”, shprehet tutje Elezi.
Postimi i plotë
Pranimi i detyrës nga ana e shefit të ri të CIA-së, për gadishulllin ballkanik, si dhe vizitës së zonës të përgjegjësisë nga shefi i tij Ëilliam Burns, janë garanci se ShBA-ja nuk do të lenë në dorën e fatit apo në dorën e institucionëve lokale të sigurisë, interesat vitale të ShBA-ve.
Shefi i ri i CIA për Ballkan, i cili poashtu ka prejardhje nga ky gadishull është njeriu i cili do të plotësojë boshlliqët tē cilat janë krijuar vitëve të fundit në gadishullin e josigurisë.
Kosova dhe intelegjenca e sajë, duhet të shfrytzoj këtë ripozicionim të SHBA-ve në garantimin e rendit ligjit dhe demokracisë në rajon.