Shefi i CIA-s, William Burns ishte për vizitë në Ballkan, mes shtetesh ai vizitoi edhe Kosovën. U prit e u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Liri Loshi, ka thënë se CIA po e përdorë Evropën dhe Ballkani për strategji dhe operacione të veta, andaj vizita e tij ka qenë simbolike “dhe s’ka asnjë arsye me u politizu nga asnjëra palë”.
Postimi i plotë:
CIA e përdor Evropën edhe Ballkanin për agjendat dhe operacionet e veta. Drejtori i CIA-pothuajse s’ka nevojë ta vizitojë Kosovën që me marrë farë pëlqimi, sepse Kosova është terren i saj ku ajo mund ta ushtrojë veprimtarinë e vet pa pengesa. Prandaj vizita e tij ka qenë simbolike dhe s’ka asnjë arsye me u politizu nga asnjëra palë. Me na dëgju Amerika çfarë shkruajmë e flasim fort kish me u çuditë me budallakun tonë.