Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po shkojnë deri në një orë ose 500 metra kolonë.
Në përditësimin e të dhënave për pritjet nëpër vend-kalimin kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë vetëm 5 deri 10 minuta.
Derisa pritjet nëpër pikë-kalimet tjera janë nga 3 deri në 5 minuta.
Kujtojmë, se mërgimtarët kanë nisur tashmë të kthehen në vendet e tyre.