Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulme me raketa ndërmjet Izraelit e Hezbollahut, reagon Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden po monitoron nga afër ngjarjet në Izrael dhe Liban, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën mbrëma.

“Ai ka qenë i angazhuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare gjatë gjithë mbrëmjes. Në drejtimin e tij, zyrtarë të lartë amerikanë kanë komunikuar vazhdimisht me homologët e tyre izraelitë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe do të vazhdojmë të punojmë për stabilitetin rajonal”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sean Savett.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kishte informuar Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin mbi sulmet izraelite në Liban të shtunën në mbrëmje në SHBA, raporton CNN.

“Ne kemi kryer sulme të sakta në Liban për të penguar një kërcënim të afërt kundër qytetarëve të Izraelit”, raportohet t`’I ketë thënë Gallant, Austinit sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes.

Gallant shtoi se Izraeli është i përgatitur të vendosë mjete sulmuese dhe mbrojtëse dhe falënderoi Austin për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Një zëdhënës i Pentagonit të shtunën mbrëma tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe janë “të vendosura për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.