Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E thotë eksperti i sigurisë: Ky ishte qëllimi real i vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë

 
   

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, ka thënë se kjo tregon qartë se Kosova është partnere “e pazëvendësueshme e SHBA jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë!”.

“SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse “ka rritur me duart e veta” AKI-në!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s.

Përmbyllja e vizitës së Drejtorit të CIA-s në rajon me vizitën në Kosovës, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë!

William Burns, si kreu i agjencisë më të fuqishme në botë, përveç se mbylli vizitën në rajon me Kosovën, mbajti takime gjatë dy ditëve!

SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse “ka rritur me duart e veta” AKI-në!

Përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat!

Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e keqja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij.

Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s.

Së bashku, do të tejkalohen të gjitha sfidat!