Publicisti Emin Azemi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me raportet që Serbia mbanë me Rusinë.
Sipas tij edhe sikur të anëtarësohej Serbia në NATO, gjysmën e oficerëve do t’i mbante kontigjente rezervë të armatës ruse, sepse ajo edhe atëherë kur e ka inicuar Luftën e Parë Botërore edhe tash nuk mund të shkëputet plotësisht nga Rusia, përcjell “Bota sot”.
Ndër të tjera Azemi shton që mosdistancimi i Perendimit ndaj politikave konfliktuoze të Vuçiqit, po dëmton vetë Serbinë mirëpo edhe Kosovën në rrugën e integrimit më të shpejt euro-atlantik.
Shkrimi i plotë nga Emin Azemi
Serbia edhe sikur të anëtarësohej nesër në NATO, gjysmën e oficerëve do t’i mbante kontigjente rezervë të armatës ruse, sepse ajo edhe atëherë kur e ka inicuar Luftën e Parë Botërore , edhe tash nuk mund të shkëputet plotësisht nga vagonat e dyshimt që importojnë destabilizim nga Kremlini. Mosdistancimi i Perendimit ndaj politikave konfliktuoze të Vuçiqit, në plan afatgjatë janë të dëmshme për vet Serbinë, sepse këtë shtet po e mbajnë me infuzione të rrejshme të njëfarë ekuidistance gjeopolitike, kurse Kosovës poi a vështirësojnë rrugët e integrimit më të shpejt euro-atlantik.