Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë i gjithi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Pritet që gjatë orëve të pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në zonat juglindore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj të jetë nën ndikimin mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet që i gjithë territori i Kosovës të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në për të gjithë vendin. Kthjellimet pritet që më të dukshme të jenë gjatë paradites. Ndërsa vranësirat do të theksohen në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 28 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash gjatë pjesë së parë të ditës i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Juglindore dhe qendrore. Ndërsa në zonat Perëndimore dhe Lindore vranësirat do të jenë më të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat të bëhen më të shumta, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në Lindje MV, ndërsa pjesa tjetër e territorit të vendit do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Për sa i përket temperaturave e ajrit do të ulen në orët e para të mëngjesit, por do të rriten në ortë e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Europa
Ishujt britanik dhe pjesa më e madhe e pellgut të Mesdheut paraqiten me intervale kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Po ashtu pothuajse e gjithë Europa qendrore do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesërisht gadishulli Apenin dhe Alpet e Europës pritet të jenë me vranësira të shumta, të cilat do të sjelli reshje shiu. Gjithashtu një sistem i dendur vranësirash është zhvendosur drejt Skandinavisë dhe Lindjes së kontinentit, duke gjeneruar reshje shiu herë pas here pritet që reshje të jenë edhe në formë rrebeshi dhe breshëri./abcnews.al