Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për Qeverinë Aktuale për ndikimin që ka pas në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se këto tre vite, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare.
“Dyfishim i buxhetit të ushtrisë.
– 1852 ushtarë të rinj dhe 600 rekrutë të rinj vetëm këtë vit.
– Trefishim i investimeve në armatim.
– Blerja e dronëve luftarakë Bayraktar nga Turqia.
– Në proces blerja e sistemit raketor anti-tank “Javelin” nga ShBA-ja.
– Pjesëmarrja në Defender Europe 21 dhe 23, dhe do të jemi nikoqir të Defender Europe 2025.
Këto investime tregojnë përkushtimin tonë për të ndërtuar një ushtri të fortë dhe të përgatitur për çdo sfidë. Për një Kosovë të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Bajqinovci.