Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas World of Statistics, Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës.
“Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë.”
Ajo ka thënë se qe katër vite çmimet janë më të larta, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim.
“S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria. Nuk ka asnjë reofrmë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambentin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj.”
Rangimi i Kosovës sipas Bajramit ësht rezultat i “dështimit të vazhdueshëm të Qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike”.
Ajo ka përmendur edhe “gjendjen e sigurisë, mungesën e koordinimit me aleatë, deklaratat për krim e korrupsion”.
“Është tepër shqetësuese që Kosova pavarësisht potencialit të saj është një nga vendet më të varfëra në Evropë, e dyta pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Ky realitet i hidhur është rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike dhe për të krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat. Gjendja e sigurisë në vend, mungesa e koordinimit me aletatë sidomos për gjendjen e sigurisë, deklaratat e vazhdushme për krim, korrupsion dhe potencial për luftë nga ana e krerëve të shtetit vetëm dëm i kanë bërë ekonomisë së vendit tonë.”
Bajrami ka shtuar se qe një mandat ATK udhëhiqet “nga një njeri pa mandat”.
“Sistemi aktual i tatimeve dhe ndryshimet e fundit në disa prej rregullave fiskale/dongare dhe atyre të importit kanë shënuar regres shikuar nga perspektiva e biznesve. Sipas shoqatave të bizneseve sistemi aktual i taimeve nuk është as konkurues me rajon, as inkurajues për investitorët e brendshëm dhe as ata të jashtëm. Pa një strukturë moderne, të drejtë dhe efikase të tatimeve, Kosova mbetet jo tërheqëse për investitorët, duke numruar në vend ose duke u sjellë në ciklin e varfërisë dhe stagnimit ekonomik.”
Bajrami ka thënë se mjedisi për të bërë biznes në Kosovë është një nga më të vështirët në rajon.
“Për më tepër, mjedisi për të bërë biznes në Kosovë është një nga më të vështirët në rajon. Mungesa e sigurisë, fakti që jemi vend nën sanksione nga Bashkësia Evropiane, korrupsioni i lartë qeveritar, pengesat burokratike, mungesa e infrastrukturës dhe mbështetja e pamjaftueshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) e bëjnë pothuajse të pamundur që bizneset të zhvillohen e të rritën. Mosveprimi i qeverisë për përmirësimin e këtij mjedisi po largon investitorët potencial dhe po e paralizon sektorin privat, i cili është shtylla kurrizore e çdo ekonomie të shëndetshme.”
Sipas Bajramit gjendja ekonomike në vend po përkeqësohet edhe nga “shkalla alarmante e ikjes së fuqisë punëtore nga vendi”.
“Kosova po humbë pasurinë e saj më të vlefshme – njerëzit e saj, për shkak të mungesës së mundësive dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo ikje e fuqisë puntore por edhe “largimi i trurit” jo vetëm që po e dobësojnë ekonominë tonë, por gjithashtu po e privon vendin tonë nga kapitali njerëzor me së i nevojshëm për zhvillim dhe inovacion.”
Ajo ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar të realizoj projektet e buxhetuara dhe se është fokusuar në tenderë sekretë.
“Investimet kapitale, të cilat janë esenciale për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike afatgjatë, gjatë këtij mandati kanë qenë gati inekzistente. Qeveria ka dështuar të realizoj proketet e saj të të buxhetuara, e fokusuar në tenderë sekret nuk i ka dhënë fare përparësi realizimit të projekteve të nevojshme që do të krijonin vende pune, përmirësonin shërbimet publike dhe do të rrisnin cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. Në të njëjtën kohë nivelet e korrupsionit janë shqetësuese, me tendera të dhënë pa transparence, pa konkurrencë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe bizneseve në institucionet publike dhe duke devijuar fondet që mund të ishin përdorur për të mirën e përbashkët.”
Ish ministrja e Financave ka thënë se inflacioni po vazhdon të rritet dhe po zvogëlon fuqinë blerëse.
“Ndërkohë, inflacioni vazhdon të rritet duke zvogëluar vazhdmisht fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke e bërë edhe më të vështirë për familjet që të përballojnë shpenzimet për jetesë. Mungesa e politikave ekonomike efektive të qeverisë për të adresuar inflacionin po e shtyn gjithnjë e më shumë njerëz në varfëri.”
“Për fund, dështimet e qeverisë në fushat kritike si: reformat fiskale, mjedisi i biznesit, mbajtja e fuqisë punëtore, investimet kapitale, korrupsioni, inflacioni dhe arsimi e kanë dërgu vendin në një rrugë të rrezikshme. Është koha për një qeveri të përgjegjshme që zbaton reformat e guximshme, të nevojshme për të rikthyer ekonominë tonë në trendin e duhur. E ardhmja e Kosovës varet nga kjo, pa ekonomi të fortë nuk ka shtet.”
Në fund, Bajrami ka thënë se 9 shkurti po vjen.