Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti jep lajmin e mirë për sigurimet shëndetësore

 
   

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sigurimet shëndetësore, zotim i qeverisë së tij, do të futen në rend ditë për miratim në mbledhjet e ardhshme të afërta të ekzekutivit.

Mirëpo, ai ka thënë se qytetarët do të kenë kosto shtesë e nuk duhet t’i shohin ato si “një shkop magjik që do t’na parandalojë sëmundjet”.

“Pa dyshim se sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme. Ato janë edhe zotim i yni. Nëse jo në mbledhjen e ardhshme, në mbledhjen tjetër të radhës do të jetë për miratim dhe pastaj do të ndjekim procedurat në Kuvendin e Kosovës”.

“Kur të bëhen sigurimet shëndetësore tek qytetarët do të ketë kosto shtesë. Nuk duhet të harruar se për kujdesin shëndetësor paguhet pak ose fare pak”.

“Nuk duhet parë sigurimet shëndetësore si një shkop magjik që do t’na parandalojë sëmundjet. Të mos harrojmë se buxheti për shëndetësi, krahasuar me vitin e parë parapandemik është 50% më i lartë. Lista e barnave esenciale nga 24 milionë euro 2021, tani 60 milionë euro”, ka thënë ai.