Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nagavci thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor

 
   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka publikuar kalendarin për vitin shkollor 2024/2025, në të cilin përfshihen pushimet e festat publike për nxënësit.

“Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”, ka njoftuar Nagavci në Facebook.

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar ajo.