Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani dhe Admirali i NATO-s flasin në telefon – nuk e priti në zyrë shkaku i gripit

 
   

Ndonëse ka qenë i konfirmuar, takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe admiralit Stuart B. Munsch nuk do të realizohet sot.

Kështu tha këshilltari i presidentes për media, Bekim Kupina.

Ai i tha se takimi është pamundësuar ngaqë Osmani është me virus sezonal.

Kupina shtoi se Osmani ka biseduar në telefon me admiralin Munsch dhe janë dakorduar të takohen në udhëtimet e radhës.

“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit Munsch ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal. Presidentja ka biseduar me Admiralin Munch nëpërmjet telefonit dhe do të takohet me të së shpejti në njërin nga udhëtimet e radhës”, tha Kupina.