Një gjuajte me armë dyshohet se ka ndodh sonte në Prishtinë, si pasojë e të cilës ka edhe të plagosur.
Siç mësohet i plagosur ka mbetur: Ekrem Bulliqi, 49-vjeçar, i cili dyshohet se plagët i ka marrë në këmbë.
Media merr vesh nga burimet brenda Emergjencës, se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se përleshja mes dy grupeve e cila ka përfunduar me shkrepje të armëve ka ndodhur afër pjesës së njohur si Tregu i Gjelbër, në rrugën “Maliq Pashë Gjinovci”.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitë policore.
Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një person.