Analisti Xhevdet Pozhari, ka kujtuar kohën kur PDK bënte fushatë zgjedhore në vitin 2009, me premtimin për ndërtimin e qindrave shtëpive në veri të Mitrovicës.
Por, ata nuk treguan se pas atij viti paguam argatët e Serbisë, “Rojet e urës” me taksa tona.
“PDK-ja pas vendimit të GJND-së, 22 korrik 2010, e humbi udhën. Kjo ngaqë më shumë e donte pushtetin sesa shtetin”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
PDK-ja t’u bo fushatë me vitin 2009!
Nuk po kallxon që pas këtij viti i paguam argatët e Serbisë – “Rojet e urës” me taksat tona, me pretekstin se do të integrohen. Ata ikën me një fishkëllimë të Vuçiqit.
Nuk po kallxon se prej asaj kohe veriu u kriminalizua, para syve të ndërkombëtarëve dhe me heshtjen e pushtetarëve. Nuk po kallxon as që ajo pjesë filloi të shpopullohet nga shqiptarët shkaku se u shndërrua në çerdhe të krimit dhe kontrabandës.
Nuk po kallxon as se pas vitit 2009 erdhi Zajednica si kompromis. As për Gjykatën Speciale. As për idenë e shkëmbimit të territoreve kur thuajse e humbën kontrollin mbi atë pjesë të vendit.
PDK-ja pas vendimit të GJND-së, 22 korrik 2010, e humbi udhën. Kjo ngaqë më shumë e donte pushtetin sesa shtetin. Dhe, këtë nuk ka nevojë të na kallxojë. E dimë!