Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti Rexhaj: Ura e Ibrit do të hapet gjatë këtij viti

 
   

Me gjithë paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit, ura vazhdon të jetë e mbyllur për automjete. Por, deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se ura do të hapet gjatë këtij viti.

I pyetur nëse ura do të hapet gjatë këtij viti deputeti Rexhaj tha “Sigurisht. Atë edhe po e presim”, por pa dhënë ndonjë datë.

“Tashmë për me hap urën ekzistojnë disa faza. Faza të cilat tashmë ju i keni parë një pjesë të tyre. Matja e qëndrueshmërisë, lyerja. Dhe, tani do bëhet edhe një analizë e sigurisë në kuptimin e plotë të fjalës dhe pastaj vjen edhe të hapja e urës”.

“Nëse me pyesni për data ka pasur një lloj përmbajtje edhe të Qeverisë për mos të dhënë data,  sepse në këto raste s’është mirë të përmenden as datat as orët, sepse është një vendim i cili do të vijë edhe të mos shkaktojë ndonjë huti ose të ndikojë tek qytetarët, të cilët edhe mund të keqkuptojnë”, tha deputeti Rexhaj.

“Në bazë të një raporti preliminar për stabilitetin e urës së Ibrit, të realizuar nga institucionet e Kosovës , ky objekt është stabil, i qëndrueshëm dhe funksional. Tanimë pritet raporti përfundimtar për këtë çështje”, tha Rexhaj.