Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kujtuar vizitën e delegacionit të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë në Prishtinë, e cila kishte ndodhur 34 vite me parë.
Ai ka bërë me dije se vizite e këtij delegacioni, që udhëhiqej nga senatori Bob Dole, ka qenë e një rëndësia të veçantë.
Në profilin e tij në “Facebook”, kjo vizitë ishte pikënisje për mbështetjen e Kosovës nga SHBA-ja për largimin e regjimit serb nga Kosova.
“Më 29 Gusht 1990, në Kosovë erdhi delegacion i Senatorëve dhe Kongresistëve Amerikanë, i prirë nga senatori Bob Dole, ky merrnin pjesë senatorët John W. Warner nga Virxhinia, Jake Garn nga Utah, Don Nickles nga Oklahoma, Alfonse M. D’Amato nga Nju Jorku, Steve Symms nga Idaho dhe Connie Mack nga Florida. Në rrethana të okupimit të Kosovës nga Serbia, policia serbe me masa represive e me gaz lotsjellës nuk lejoi tubimin e shqiptarëve për të përshëndetur delegacionin amerikan, madje mezi lejoi ardhjen e delegacionit nga aeroporti në hotelin Grand. Kjo vizitë ishte pikënisje për mbështetjen e Kosovës nga SHBA-ja për largimin e regjimit serb nga Kosova. Kërkesa e Presidentit Rugova ndaj senatorët ishte e qartë dhe mbeti e pandryshueshme: pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje për paqe në Ballkan. Kjo vizitë u pasua nga udhëtimi i Presidentit Rugova në SHBA menjëherë në shtator 1990, për ta ripërsëritur qëndrimin e tij të mbështetur nga populli i Kosovës”, ka shkruar Hoti.