Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj: Kurti shkeli ‘vijat e kuqe’, e ka futur Kosovën në një eksperiment të rrezikshëm

 
   

Kosova po injoron fuqitë më të mëdha perëndimore që kanë kontribuar në shpalljen e pavarësisë së vendit. Fatmir Limaj, lideri i Nismës Socialdemokrate, tha se vendimet e qeverisë së Kurtit e kane çuar Kosovën në përplasje me aleatët.

Sipas Limaj, Kurti me veprimet e tij të njëanshme ka shkelur vijat e kuqe me aleatet më të ngushtë, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Kryetari i partisë opozitare në Prishtine, u shpreh se aktualisht vendi është futur në një eksperiment të rrezikshëm.

Kreu i qeverisë së Kosovës, sipas Limaj, ka qene gjithmonë kundër të krijimit të një shteti të Pavarur. Ai madje e cilësoi Kurtin si anarkist.

Përplasja më e fundit e qeverisë së Kosovës me aleatet perëndimore ndodhi pas vendimot te njeanshem te kurtit per hapjen e Ures se Ibrit ne Mitrovice, vendim i kundershtuar nga SHBA dhe BE.

Mirëpo pas vizitës së shefit të CIA-s William Burns ne Prishtine, Albin Kurti duket te jete terhequr dhe  pranuar kërkesat e Uashnigtonit qe i ka bere paralajmerime te qarta.