Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha: Ka naivitet në Kosovë, mendohet se Evropa ka borxh ndaj nesh

 
   

Ish-zëvendësministri i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se në Kosovë ekziston besim i përhapur në Kosovë se Evropa i detyrohet vendit dhe se duhet të ofrojë vazhdimisht mbështetje në negociatat me Serbinë.

Sipas Berishës, ekziston një naivitet i dukshëm në Kosovë lidhur me detyrimet e Evropës dhe pritshmëritë e Bashkimi Evropian (BE) në lidhje me dialogun e vazhdueshëm me Serbinë.

Berisha ka argumentuar se qasja e BE-së është e udhëhequr nga konsiderata pragmatike të kapacitetit dhe aftësisë, dhe jo nga një ndjenjë borxhi. Ai ka theksuar se perceptimi i Kosovës si një shtet me kapacitete të rëndësishme ekonomike, ushtarake dhe historike nuk përputhet me realitetin e saj aktual.

Berisha ka theksuar se qasja e vendit—e shënuar nga optimizmi i tepruar—ka çuar në pengesa, duke u larguar nga progresi i arritur në shtetet e tjera rajonale.

“Ka një naivitet këtu në Kosovw se Evropa është në borxh ndaj neve dhe vazhdimisht duhet të na japin në raport me Serbinë. Në anën tjetër e kemi politikën reale në të cilën shtetet duhet të sillen në propocion me kapacitetet e tyre që kanë. S’mund të sillet Kosova si një shtet që e ka një ekonomi që s’e ka, një kapacitet ushtarak që s’e ka dhe një traditë s’e ka. Sillet me një megaqllomini të papare që po i bjen rezultatet në kthim prapa. Ajo që Macron tha është që nuk na bëhet vonë për marrëveshjet, nëse palët duan të ecin përpara.. sepse edhe ashtu mekanizmi i BE-së është mosintegrimi si masë ndëshkuese apo sanksionet si na ndodhi ne”, tha ai.

Ish-zëvendësministri gjithashtu ka folur komentet e Presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me këtë çështje. Sipas tij Macron ka sugjeruar se BE-ja është indiferente ndaj marrëveshjeve, por është më e fokusuar nëse palët e përfshira janë të gatshme të ecin përpara.

Ish-zëvendësministri ka shprehur kriktikën e tij me strategjitë politike të brendshme të Kosovës, të cilat ai beson se kanë dështuar të adaptohen në këto realitete. Sipas Berishës, Serbia vazhdon të përparojë, ndërsa Kosova mbetet pas në reforma, zhvillim ekonomik dhe mbështetje ndërkombërtare, duke e penguar më tej integrimin e saj evropian.

“Evropa nuk është e interesuar ta mbajë Serbinë të izoluar edhe sikur të mos ishte rasti i Rusisë. Ka një histori mardhëniesh shteteve evropiane me Serbinë dhe rajonin, sic e kanë krijuar Greqinë, Serbinë. Ne kemi mbet të fundit për t’u krijuar, në një kompensim pas 100 vjetësh. Politika se ka marrë këtë mesazh, zhvillon një politikë të brendshme elektorale, përditë Serbia po ecë para ne po ecim prapa edhe në reforma edhe në ekonomi dhe në atë që e kemi quajtur simpati ndaj shqiptarëve, që me këtë politikë sigurisht që BE nuk na le hapësirë, me mendime dhe debate mesjetare Evropa i ka kaluar para qindra vitesh”, ka thënë Ish-zëvendës ministri Anton Berisha.