Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se ardhja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Serbi ka një qëllim.
Sipas Spahiut, Macron duke u thirrur nga aleancat e dikurshme që i kanë pasur Serbia e Franca gjatë Luftës së Parë Botërore tenton që ta “joshë” që shteti serb të kthehet prapë në orbitën e perëndimit.
“Vizita e Macron në Serbi, pa dyshim që ai do ta përmend që në Luftën e Parë Botërore Serbia e Franca ishin aleatë. Serbia natyrisht që në atë kohë ka qenë ka pësuar shumë, por ajo ka dalë përftuesja më e madhe. As një shtet tjetër në Evropë nuk ka fituar procentualisht territore më shumë sesa Serbia. Franca çfarë tenton nga thirrjet nga aleancat e dikurshme që ta “joshë” Serbinë të kthehet në orbitën e perëndimit. Ky është qëllimi i tij. Tani, se me çfarë do ta josh dhe si do ta josh janë detajet e vizitës”, tha Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” .
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd.
Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.