Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, tha se Ura e Ibrit është dashur të hapet menjëherë pas hyrjes së Forcave të KFOR-it në Kosovë.
Sipas tij Kosova, ka një pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara.
“Vlen të dihet për të gjithë ata që kanë lindur pas luftës së fundit, se ne si Kosovë, kemi një Pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht kemi të instaluar mekanizmin e OKB-së, i cili përmes forcave të KFOR-it, ruan qetësinë me të gjitha rastet edhe atëherë kur Institucionet tona me veprime legale por të pa akorduara dhe të pa akceptuara nga politika e SHBA-së dhe BE-së tentojnë ti hyjnë aventurave“, ka shkruar ai.
Kelmendi tha se nëse do veprohej një anshëm në Urën e Ibrit do kishte armë kundër Policisë së Kosovës nga KFOR.
“Nëse veprohej një anshëm, i binte që Forcat e KFOR-it do duhej vepruar me armë kundër Policisë së Kosovës apo secilit institucion relevant për siguri – një e KEQE e madhe që do i shkonte përshtati të gjitha shteteve që nuk e mbështesin SHBA-në në raport me lirinë tonë”, tha ai.
Biznesmeni tha se kjo urë po i mbanë në pushtet liderët politik si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.
Postimi i plotë:
URA E IBRIT – Urë që po i mbanë në pushtet liderët politik si në Serbi ashtu edhe në Kosovë
Ura e Ibrit është urë që ishte dashur të jetë e hapur menjëherë pas hyrjes së Forcave të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundëësin e lëvizjes së lirë e me këtë edhe të përafrohen mes vete dhe të gjitha palët ti gëzohen Lirisë dhe shkarkimit të kasapit të Ballkanit –Millosheviç.
Në situatën e re të krijuar tani, kemi të bëjmë me një presedan të ri, i cili po i mbanë në pushtet forcat destruktive politike, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Kjo po pengon që kjo urë mos të hapet, sepse po paraqet akte me PASOJA të rënda.
– Paralajmërimi për hapje, pastrimi, ngjyrosja dhe punët tjera teknike në të vërtet e shëndrruan këtë urë, në urë lidhëse mes qytetarëve demokrat, por si duket vet Vuçiqi ngriti revoltë politike kundër tij si testë të reagimit të radikalëve serb, të cilët paralajmëruan grusht-shtet.
– Perëndimi, duke e parë se grushtshteti apo detyrimi që Vuçiq të jap dorëheqje apo të hyjë me forca ushtarake deri tek Ura e Ibrit ose edhe tu lirojë rrugën forcave radikale serbe që të bëjnë veprime të dirigjuara nga Rusia, u detyrua që të vihet në lëvizje.
– Luftë e hapur mes forcave të KFOR-it Amerikan dhe forcave serbe.
– Rrezikim i dukshëm i Republikës së Malit të zi dhe Maqedonisë veriore.
– Futje në luftë e Kosovës.
– (Një proverb thotë: të rinjtë i hanë dardhat dhe të pjekurve u mpihen dhëmbët, që janë forcat e KFOR-it).
Andaj, ndodhi një lëvizje e fuqishme politike e Intelegjencës Amerikane që ndërhyri që levizjet e njëanshme të ndërpriten para se të nxitet një luftë e përgjakshme.
Vlen të dihet për të gjithë ata që kanë lindur pas luftës së fundit, se ne si Kosovë, kemi një Pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht kemi të instaluar mekanizmin e OKB-së, i cili përmes forcave të KFOR-it, ruan qetësinë me të gjitha rastet edhe atëherë kur Institucionet tona me veprime legale por të pa akorduara dhe të pa akceptuara nga politika e SHBA-së dhe BE-së tentojnë ti hyjnë aventurave.
Nëse veprohej një anshëm, i binte që Forcat e KFOR-it do duhej vepruar me armë kundër Policisë së Kosovës apo secilit institucion relevant për siguri – një e KEQE e madhe që do i shkonte përshtati të gjitha shteteve që nuk e mbështesin SHBA-në në raport me lirinë tonë.
Mos të harrojmë, shpeshherë lëvizjet populiste ngrenë nivelin moral kombëtarë e që në fakt e bëjnë rënien reale kombëtare si tërësi në terren.’-përfundon Kelmendi.