Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ka reguar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili thotë se nuk është informuar por, tregon se për cka mund të bëhet fjalë, sipas asaj që e ka parë në media.
“Nga ajo që unë e pash për mua personalisht bëhet fjalë për një Udhëzim Administrativ në kohën time, unë e kam nënshkruar. Bëhet fjalë për një Udhëzim Administrativ për “Cilësinë e Derivateve”.
Tutje Krasniqi ka treguar se si kanë qenë procedurat deri sa është nënshkruar ky udhëzim administrativ nga ai.
“Nëse bëhet fjalë për këtë udhëzim administrativ, sigurisht se unë mund të ju them. Ky udhëzim ka ardh pasi janë përfunduar të gjitha procedurat ligjore ku janë inicuar me kërkesën e Auditorit të Jashtëm, për polotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e derivateve të naftës. Ushtruesi i detyrës të sekretarit në atë kohë ka formuar komisionin, komisioni e ka shyrtuar, e ka qitur në dëgjim publik, ka shkuar në zyrën e kryeministrit, pastaj në Gazetën Zyrtare dhe më është servuar nga ekipa e ekspertëve dhe e kam nënshkruar një udhëzim administrative”, ka thënë Krasniqi.
Për këtë dyshon Krasniqi se mund t’i është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speiale.
“Dëmethën për këtë arsye, gjoja se nuk ka pasur bazë ligjore. Mirëpo sikur të mos kishte bazë ligjore do të kishin intervenuar. Procedurat Ligjore i kanë zbatur që të gjitha”, ka theksuar Krasniqi.
Ai pret që drejtësia do ta dëshmoi të kundërtën e Prokurorisë të cilën e ka në aktakuzë të ngritur ndaj tij.
Ndërs Krasniqi njëjtë si Endrit Shala, ka thënë se nuk është informuar ai, por as edhe avokati i tij.
“Edhe na sikur ju që e keni publiku, kah e keni marrë nuk e di. Ato cka i kemi lexuar ato edhe i dijmë. Mendoj që sipas prononcimit të portaleve që i kemi lexu. Nga Prokuroria s’kemi asgjë, asnjë njoftim”.
Ish-ministri i MTI-së drejton gishtin madje aludon me bindje se nga kush është porositur kjo aktakuzë e prokurorisë.
“Unë, kryekput, kryekput, pa asnjë pikë dhe presje e shohë. Është një vendim politik, duke e pasur parasyshë që tashmë datën e zgjedhjeve e kemi të përcaktuar. Dhe pikërisht unë dhe zotëri Shala jemi potencial do të garojmë në garën për deputetë dhe ky është një dëmtim i subjektit tonë NISMA, i cili në vazhdimësi kryetarit Fatmir Limaj, dhe njerëzit e tij kudo që janë të sulmohen nga oponentë të ndryshëm. Për mua ky vendim i Prokurorit është i shtyrë dhe me ndikime politike” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi vazhdon të thotë se kjo aktakuzë nuk ka asnjë bazë ligjore, e për këtë e bënë fajtor pushtetin ekzekutiv aktual që drejtohet nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.