Ndaj aksionit të sotëm në veri ka pasur reagime të mëdha.
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri ndaj komunitetit serb janë të papranueshme.
“Veprimet që ndikojnë negativisht dhe pa dallim ndaj pjesëtarëve të komunitetit, në këtë rast komunitetit serb, nuk janë të pranueshme”, ka shkruar Guerot në rrjetin social “X”.
“Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të përhershme”, tha ambasadori francez.